top of page
Grabbing Pills

Të ndryshëm

Nozetal 0.05% dhe Nozetal 0.1% (ksilometazolin hydrochloride).

Rekomandohet:

  • në inflamacionin akut të mukozës së hundës shkaktuar nga viruset ose bakteret, në acarimin akut ose kronik të sinusitit,

  • në inflamacion alergjik të mukozës së hundës, në inflamacion akut të veshit të mesëm.

DOXAFIN 5 mg (Desloratadine)

Doxafin është antihistaminik jo gjumëndjellës.

Doxafin heq simptomat si rrjedhje dhe kruarje të hundës, kruarje të qiellzës dhe kruarje, skuqje ose lotim të syve e shoqëruar me rinit alergjik.

Doxafin është gjithashtu i përdorshëm për të lehtësuar simptomat të shoqëruara me urtikarie.

Lehtësimi nga këto simptoma zgjat 24 orë.

Të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e sipër:

Doza e rekomanduar është një tabletë një herë në ditë me ujë, me ose pa ushqim. Nëse riniti alergjik është me ndërprerje (prania e simptomave për më pak se 4 ditë në javë, ose për më pak se 4 javë), rekomandohet një plan trajtimi që do të varet nga vlerësimi i historisë së patologjisë.

 

Nëse riniti alergjik është i  vazhdueshëm (prania e simptomave për 4 ose më shumë ditë në javë dhe për më shumë se 4 javë), rekomandohet një trajtim afatgjatë.

  Për urtikarie, kohëzgjatja e trajtimit mund të jetë e ndryshueshme

DEKORT 8 mg/2 ml I.M./I.V (Dexamethasone)

Përdorimi te fëmijët:

Doza fillestare e DEKORT mund të ndryshojë në bazë të ashpërsisë së sëmundjes te fëmijët.

Gama e dozës fillestare është 0,02 - 0,3 mg / kg / ditë dhe administrohet e ndarë në 3 ose 4 doza

DEVIT-3 IM/Oral (50.000 I.U. vitamin D3)

DEVIT-3 përdoret në defiçencat  e vitaminës D, në parandalimin dhe trajtimin e defiçencave të vitaminës D të  lidhura me malabsorbimin në traktin gastrointestinal, në trajtimin e rakitit, osteomalacisë , trajtim mbështetës në osteoporozë, trajtim mbështetës në rastet e rrezikuara me  fraktura osteoporotike dhe trajtimin e hyperparathyroidismit.

Për trajtimin e defiçencës së  vitaminës D dhe trajtimin e rakitit në të porsalindur, foshnje dhe fëmijë, në përgjithësi jepet 1 ml (300.000 IU) në 3-4 javë-intervale dhe për profilaksinë dhe trajtimin e defiçencës së  vitaminës D në malabsorbim jepet 1 ml (300.000 IU) ose si 2 doza  1/2 ml në 3-4 javë- intervale.

Për trajtimin e osteomalacisë , ose në trajtimin mbështetës në osteoporozë, ose në profilaksinë  te pacientët me risk të lartë të frakturave osteoporotike dhe trajtimin e hiperparathyroidismit , jepet 1 ml (300.000 I.U.)  një herë në javë për 6-12 javë.

OXYCORT, (9.30 mg + 3.10 mg)/g, (Oxytetracyclini hydrochloridum + Hydrocortisonum)

Indikacionet terapeutike:

Oxycort përdoret në trajtimet lokale të sëmundjeve inflamatore të lëkures të komplikuara nga infeksionet bakterale  si :

  • impetigo,

  • folliculitis,

  • sëmundje alergjike të lëkurës si – urticaria, eczema,

  • prurit;

  • në djegiet e shkallës së parë

  • në ngrirjet e shkallës së parë (morthet ), reaksionet lokale të pickimeve nga insektet në erizipelë

 

Spruconi  zonat e prekura në lëkurë, duke mbajtur enën vertikalisht, me vrimën e sprucimit  lart, në një distancë prej 15-20 cm nga lëkura, për 1 deri në 3 sekonda.

Përdoret 2 deri ne 4 here ne ditë ne intervale kohore te barabarta.

Shënim:

Mbroni sytë nga substanca .

Mos thithni (aspironi) substancën e sprucuar .

Pas çdo aplikim të produktit, lani duart tërësisht me ujë dhe sapun. Tundeni enën fuqishëm para çdo përdorimi.

FUROMID 20mg/2ml (Furosemid)

Indikacionet

  • Prania e likideve për arsye të insuficiencës kardiake kronike  kongjestive të karakterizuar nga dispne, edemë, hepatomegali

  • Mbajtja e likideve në një insuficiencë renale kronike.

  • Mbajtja e likideve në insuficiencën renale akute duke përfshirë dhe insufiçencën gjatë shtatzënisë ose djegieve.

  • Mbajtja e likideve në patologjitë renale (nëse trajtimi me diuretic është i nevojshëm)

  • Mbajtja e likideve të cilat nuk eleminohen në rastet e problemeve hepatike Hipertension

  • Mbështetje për një diurezë të sforcuar (psh.: në intoksikacion)

STRIANIX P-W

STRIANIX P-, fal formulës të tij ekskluzive, ndihmon në parandalimin dhe menaxhimin e  strijeve të reja (Pink) që shfaqen gjatë shtatzanisë dhe/ose ndryshimeve në peshë. Ai posedon një veti qetësuese fal përmbajtjes të tij të lartë të antioksidantëve.

Mënyra e përdorimit: Aplikojeni ne mëngjes dhe në darkë në zonën e rrezikuar apo në zonën ku kanë filluar të shfaqen strijet e para pasi e keni pastruar mirë të gjithë sipërfaqen dhe masazhojeni lehtësisht për të bërë të mundur përthithjen e tij.

STRIANIX W-, fal formulës të tij ekskluzive, ndihmon në menaxhimin e strijeve të bardha që shfaqen gjatë shtatzanisë dhe/ose ndryshimeve në peshë. Fal përforcuesit të kolagjenit në formulën e tij bën të mundur depozitimin e kolagjenit neë dermis.

Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në mëngjes dhe në darkë në zonën e prekurpasi e keni pastruar mirë të gjithë sipërfaqen dhe masazhojeni lehtësisht për të bërë të mundur përthithjen e tij.

SODERMIX®
  • Trajtimin e indit keloid.

  • Trajtimin e cikatriceve te plageve te ndryshme, cikatriceve postoperatore, Trajtimin  e cikatriceve nga djegijet dhe ato te gradës së III.

  • Trajtimin e dermatitit atopik te fëmijët.

  • Lehtësimin e smptomave të psoriazës dhe iktiozës.

Përdorimi:

Përhapni një shtresë të hollë të kremit SODERMIX® mbi zonën e prekur dhe lëreni  të depërtojë përpara se të përdorni kremin e zakonshëm dhe/ose make-up në rastin kur vendi I aplikimit është fytyra. Përdoret dy herë në ditë për 90 ditë ose më shumë në varësi te cikatrices apo indit keloid.

MONALIZ 0.05% Spraj Nazal (mometasone furoate)

Monaliz përdoret në të rriturit dhe fëmijët e moshës 6 vjeç e sipër për të trajtuar simptomat e quajtura rinit alergjik sezonal dhe rinitit alergjik shumëvjeçar  që ndodh gjatë gjithë vitit.

Monaliz përdoret në profilaksinë  e alergjive në të rriturit dhe adoleshentët e moshës 12 dhe më të mëdhenj.

Monaliz mund të përdoret në fëmijët 2 deri në 6 vjeç të diagnostikuar me rinitit alergjik. Trajtimi profilaktik duhet të fillohet 2-4 javë para fillimit të parashikuar të sezonit të poleneve.

Monaliz përdoret gjithashtu për trajtimin e polipeve të hundës te të rriturit e moshës 18 e lart.

SILVERDIN 1% (sulfadiazine argjendi)

Silverdin ka efekt baktericid.

Në djegie aplikohet si një shtresë me trashësi 3-5 mm pasi plaga dhe zona e djegur pastrohen.

Në djegiet, duhet të aplikohet më shpesh nëse vëllimi i eksudateve është i madh.

Djegiet e duarve

Kremi Silverdin duhet të aplikohet në pjesën e djegur dhe e tërë dora mbyllet në një qese plastike ose dorezë të pastër duke e izoluar atë. Pacienti duhet të inkurajohet të lëvizë dorën dhe gishtat. Veshja duhet të ndryshohet kur një sasi e tepërt e eksudatit është grumbulluar në qese.

Ulçera në ekstremitetet e poshtme / plagë dekupitusi

Zgavra e ulcerës duhet të mbushet me krem Silverdin në një trashësi prej të paktën 3-5 mm. Meqenëse kremi Silverdin mund të shkaktojë zbutje të lëkurës normale gjatë kontaktit të zgjatur, duhet pasur kujdes për të parandaluar përhapjen në zonat jo të ulceruara.

Lëndimet e majave të gishtërinjve

Gjakderdhja e dëmtimit duhet të ndalet para se të vendosni një shtresë 3-5 mm të kremit SILVERDIN. Mund të përdoret një veshje e përshtatshme. Veshjet duhet të ndryshohen çdo 2-3 ditë.

bottom of page