top of page
proton-pump-inhibitors

Inhibitorët e pompës protonike

DEMEPRAZOL 20 mg (Omeprazol)

Rekomandohet:

Tek adultët:

  • Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal’ (GERD). Ulcera  duodenale) ose  gastrike.

  • Ulcera të inflamuara nga ‘Helicobacter pylori’.

  • Ulcera të shkaktuara nga barna Anti-Inflamator jo-steroide Sindroma Zollinger-Ellison).

Te fëmijët:

Fëmijët mbi 1 vjeç dhe ≥10 kg;

  • GERD

Fëmijët mbi 4 vjeç dhe adoleshentët:

  • Ulcera të inflamuara nga ‘Helicobacter pylori’.

 

Përdorimi

Tek adultët:

Për të trajtuar simptomat e GERD :

  • doza e rekomanduar është 20 mg një herë në ditë për 4-8 javë. Doza mund të rritet deri në 40 mg për 8 javë të tjera. Në pediatri 10 mg, një herë në ditë

Për të trajtimin e ulcerës duodenale:

  • Doza e rekomanduar është 20 mg një herë në ditë për 2-4 javë.

  • Nëse ulcera nuk trajtohet plotësisht, doza mund të rritet në 40 mg një herë në ditë për 4 javë.

 

Për të trajtuar ulcerat gastrike:

  • Doza e rekomanduar është 20 mg një herë në ditë për 4 - 8 javë.

  • Nëse ulcera nuk trajtohet plotësisht, doza mund të rritet në 40 mg një herë në ditë për 8 javë.

 

Për të parandaluar ulcerat gastrike dhe duodenale:

  • Doza e rekomanduar është 10 mg , 20 mg deri 40 mg një herë në ditë.

 

Për trajtimin e ulcerave duodenale dhe gastrike të shkaktuara nga NSAID:

  • Doza e rekomanduar është 20 mg një herë në ditë për 4–8 javë.

 

Për të parandaluar ulcerat duodenale dhe gastrike gjatë trajtimit me  NSAID:

  • Doza e rekomanduar është 20 mg një herë në ditë.

 

Për të trajtuar ulcerat e shkaktuara nga infeksioni Helicobacter pylori dhe për të ndaluar rikthimin e tyre:

  • Doza e rekomanduar është 20 mg DEMEPRAZOL dy herë në ditë për një javë shoqëruar me dy antibiotikë midis amoksicilinës, klaritromicinës dhe metronidazolit.

Për të trajtuar sindromën Zollinger-Ellison:

  • Doza e rekomanduar është 60 mg në ditë

PANDEV 20 MG; PANDEV 40 mg (pantoprazol)

Të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e lart

Sëmundje e refluksit gastro-ezofageal .

 

Të rriturit:

  • Në infeksionin shkaktuar nga Helicobacter pylori në pacientët me ulcerat duodenale dhe ulcerat e stomakut në kombinim me dy antibiotikë.

  • Trajtimi i ulcerës peptike (ulçera duodenale dhe e stomaku), Trajtimi i sindromës Zollinger-Ellison

 

Të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e lart:

  • Për trajtimin e refluksit dhe simptomat shoqëruese 1 tb PANDEV çdo ditë për 4 deri 8 javë.

 

Të rriturit

Për trajtimin e infeksionit shkaktuar nga Helicobacter pylori në pacientët me ulcerë duodenale dhe ulcerë të stomakut në kombinim me dy antibiotikë të përshtatshëm:

Doza e rekomanduar është 1 tabletë PANDEV, 2 herë në ditë plus 2 antibiotikë amoksicilin ose klaritromicinë dhe metronidazol (ose tinidazole), të cilat duhet të merren 2 herë në ditë me tabletën pantoprazole.

Për trajtimin e ulcerave të stomakut dhe duodenale:

Doza e rekomanduar fillestare zakonisht është 1 tabletë PANDEV në ditë.  Kjo dozë mund të dyfishohet. Periudha e trajtimit për ulcerat e stomakut është ndërmjet 4-8 javë. Periudha e trajtimit për ulcera duodenale zakonisht është 2-4 javë.

Për trajtimin afatgjatë të sindromës Zollinger Ellison dhe situatave të tjera në të cilat ka hiperprodhim të acidit të stomakut :

Doza e rekomanduar fillestare zakonisht është 2 tableta në ditë

Degastrol 15 dhe 30 mg (Lansoprazole)

Indikacionet:

  • Trajtimin e ulcerave duodenale dhe gastrike,

  • Trajtimin dhe parandalimin e inflamacionit të ezofagut (në reflukset gastro- ezofagal),

  • Trajtimin e ulcerave me shkaktar bakterin Helicobacter pylori,

  • Trajtimin dhe parandalimin e ulcerave medikamentoze , nga anti-inflamator jo- steroid.

  • Sëmundjen e refluksit Gastro-ezofageal

  • Parandalimin e hipersekretimit të acidit gastrik (pathologji hipersekretuese ku përfshihet sindromi  Zollinger-Ellison).

 

Përdorimi:

Ulcera gastrike: 30 mg një herë në ditë për 4 javë, kurse ajo duodenale: 30 mg një herë në ditë për 2 javë Refluks gastro esofageal: 30 mg një herë në ditë për 4 javë

Parandalimi i pasojave të refluksit gastro esofageal: 15 mg në ditë

Trajtimi i ulcerave beninje duodenale ose gastrike te pacientët që janë me trajtim NSAID : 30 mg një herë në ditë për 4 javë

Parandalimi i ulcerave beninje duodenale ose gastrike nga NSAID sidomos në pacientë risku (mosha >65 ose me  histori ulcere duodenale ose gastrike) dhe që janë në terapi të vazhdueshme

 

NSAID : 15 mg në ditë

Sëmundjen e refluksit gastro-esofageal: 15 mg ose 30 mg  një herë në ditë për 4 javë.

Sindromi Zollinger-Ellison :Doza fillestare është 60 mg një herë në ditë, por doza mund të ndryshohet sipas nevojës së pacientit dhe mund të arrjë deri në 180 mg në ditë.

Trajtimi i ulcerës me shkaktar H.pylori: Doza e rekomanduar është 30 mg  lansoprazol dy herë në ditë, për 7 ditë në kombinim me një nga barnat e poshtëshënuara:

Clarithromycin 250-500 mg dy herë në ditë +Amoxicillin 1 g dy herë në ditë clarithromycin 250 mg dy herë në ditë+ Metronidazole 400-500 mg dy herë në ditë

bottom of page