top of page
bronchodialatorssh615946652_1369697-860x645.jpg

Bronkodilatator

SALRES 100 mcg (Salbutamol)

Një pompë Salres përmban 200 doza Indikacionet

Përdoret për lehtësimin e  simptomave në astmë. Nuk duhet të përdoret për të menaxhuar sëmundjen.

Nuk rekomandohet përdorimi i rregullt i SALRES për astmë SALRES përdoret:

  • Për të siguruar zgjerim afatshkurtër (4 orë) të bronkeve me fillim të shpejtë të veprimit në obstruksionin e kthyeshëm të rrugëve respiratore për shkak të astmës, dëmtimeve të përhershme të avancuara të rrugëve respiratore (emfizemë) dhe në inflamacionet afatgjata të rrugëve të frymëmarrjes (bronkit kronik)

  • Për parandalimin e simptomave në rrethana të njohura që precipitojnë në atak astme si ushtrime fizike, ekspozimi ndaj alergenëve,

  • Për reduktimin e simptomave në SPOC .

​

Përdorimi:

Adultët dhe adoleshentët 12 vjeç e lart

Për të lehtësuar astmën – 1 ose 2 doza marrëse.

Për të parandaluar astmën – 2 doza marrëse 10-15 minuta para ushtrimeve fizike apo ekspozimit ndaj alergenëve.Maksimumi i dozave është 8 në një distancë kohore prej  24 orësh.

​

Përdorimi në fëmijë:

Për fëmijët në moshën midis 2-12 vjeç:

Për të lehtësuar astmën - 1 shkrepje. 2 shkrepje nëse kërkohet

Për të parandaluar astmën - 2 shkrepje 10-15 minuta para ekspozimit ndaj alergjenit ose stërvitjes Doza maksimale është 8 shkrepje në një periudhë 24 orë.

​

Përdorimi në moshat e treta:

Nuk është e nevojshme për të rregulluar dozën në pacientët e moshuar.

FOTEROL 12 mcg  (dihidrat fomaterol fumarat)

Indikacionet:

  • Për trajtimin e astmës, te të rriturit, doza e zakonshme është 1 kapsulë dy herë në ditë. Në raste më të rënda, doza mund të rritet në 2 kapsula (në mëngjes dhe në mbrëmje).

  • Te fëmijët e moshës 5 vjeç e lart, doza e rekomanduar është 1 kapsulë dy herë në ditë.

  • Doza më e lartë ditore e rekomanduar e Foterol 2 mcg për të rriturit është 4 kapsula (2 kapsula në mëngjes dhe në mbrëmje).

  • Nëse doza  e rregullt është 1 kapsulë dy herë në ditë, mund të përdoren gjithashtu 1 ose 2 kapsula shtesë gjatë ditës për të lehtësuar simptomat e zakonshme përveç dozës së rregullt, por vetëm nëse është e nevojshme.

  • Është e këshillueshme 1 kapsulë të paktën 15 minuta para stërvitjes ose ekspozimit për të

  • parandaluar ataket e astmës  Në disa raste, tek adultët mund të përdoren 2 kapsula për të parandaluar bronkospazmën.

  • Në sëmundje pulmonare obstruktive kronike, doza mbajtëse e mjekimit është 1 kapsulë dy herë në ditë.

  • Ky produkt nuk është i përshtatshëm për pacientët me COPD nën 18 vjeç.

RESPIRO-D 50mcg/100mcg; 50mcg/ 250; 50mcg /500mcg; 25 mcg /125mcg (salmeterol dhe fluticasone)

Indikacionet

  • Përmirësimi dhe kontrolli i simptomave të astmës.

  • Për të zvogëluar simptomat dhe frekuencën e atakeve në SPOC të moderuar dhe të rëndë.

  • Astma

Dozimi

Të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e lart 1 inhalacion dy herë në ditë

Për fëmijët e moshës 4-12 vjeç përdoret 50/100 microgram salmeterol / fluticason.

Nuk ka të dhëna të disponueshme për përdorimin e RESPIRO-D në fëmijët nën moshën 4 vjeç.

SPOC:

Të rriturit:

1 inhalacion dy herë në ditë

FLIXON 50 mcg; FLIXON 125 mcg (flutikazon propionat)

Grupi i kortikosteroideve me veprim antiinflamator.

​

Flixon nuk ndihmon në trajtimin e atakeve të papritura të astmës.  Flixon përdoret për uljen e simptomave dhe shpeshtësinë e atakeve te pacientët me COPD.

​

Astma:

Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç: 100 deri 1000 mcg dy herë në ditë. Në varësi te rëndesës së astmës, dozat janë:

Astma e butë: 100 deri 250 mcg dy herë në ditë. Astma e moderuar: 250 deri 500 mcg dy herë në ditë. Astma e rëndë: 500 deri 1000 mcg dy herë në ditë.

​

SPOK:

Adult: 500 mcg dy herë në ditë.

bottom of page