Antibiotikë
MOKSINE 400 MG (moxifloxacin)
Grupi farmakoterapeutik: Fluorokinolone
-
Përkeqësim i papritur i bronkitit kronik (Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 5 ditë),
-
Pneumoni (Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 10 ditë )
-
Infeksion akut i sinuseve (Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 7 ditë ),
-
Infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta që nuk shoqërohen me manifestime të tjera (të pakomplikuara) (Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 7 ditë),
-
Sëmundje inflamatore pelvike,(Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 14 ditë)
-
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta (të ndërlikuara) të shoqëruara nga manifestime të tjera ose sëmundje që përkeqësojnë kushtet, përfshirë infeksionet e plagës së këmbës diabetike,(Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 7-21 ditë)
-
Infeksione të ndërlikuara intra-abdominale; përfshirë infeksione të tilla si abscesi (Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit 5-14 ditë) .
KUJDES! Nuk duhet të merret nën moshën 18 vjeç, shtatzëni, laktacion, çrregullim i ritmit dhe insuficensëkardiake, nivel i ulët i kaliumit në gjak dhe në rast të tendiniteve që kanë lidhje me përdorimin e kinoloneve.
AZITRO 250 mg dhe 500 mg (Azithromycin)
Grupi farmakoterapeutik: Makrolid
-
Inflamacion bronkial, pulmonar, sinusit etj.
-
Në tonsilit të shkaktuar nga Streptococcus pyogenes, në trajtimin e faringitit në prani të mbindjeshmërisë ndaj penicilinës.
-
Otit
-
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta
-
S.S.T si p.sh. Klamidia
-
Ulçera të indeve të buta të shkaktuara nga Haemophilus ducreyi dhe infeksione genitale të pakomplikuara të shkaktuara nga një mikroorganizëm jo shumë rezistent i quajtur Neisseria gonorrhoeae, kur nuk ka infeksione të tjera shoqëruese
DOZIMI
Dozimi për trajtimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme për shkak të Chlamydia trachomatis, Haemophilus ducreyi ose të ndjeshëm Neisseria gonorrhoeae :
1000 mg si një dozë e vetme .
Për të gjitha indikacionet e tjera, dozimi total është 1500 mg, marrë si 500 mg në ditë për 3 ditë.
Dozimi për trajtimin e tonsilitit / faringitit për shkak të S.pyogenes: 500 mg në ditën 1 dhe 250 mg në ditë në ditët 2 deri në 5, kohëzgjatja e terapisë është 5 ditë.
Përdorimi në pediatri
Për pacientët pediatrik me peshë mbi 45 kg, administrohen doza për adult. Për indikacione përveç tonsilitit / faringitit, dozimi total i rekomanduar është 1500 mg. Dozimi për trajtimin e tonsilitit / faringitit është 500 mg në ditën 1 dhe 250 mg në ditë, në ditët 2 deri në 5, kohëzgjatja e terapisë është 5 ditë
AMOKLAVIN BID 1000 mg (Amoksicilin + Acid Klavulanik)
Grupi farmakoterapeutik: Inhibitor të beta-laktamaz
-
Infeksionet e traktit të sipërm respirator si tonsilitet rekurente, sinuset, infeksione të veshit të mesëm
-
Infeksionet e traktit të poshtëm respirator si bronkit kronik, broncho-pneumonia. Infeksione të organeve genitale dhe të traktit urinar si: inflamacion i traktit urinar, inflamacion i ureterit, inflamacione bakteriale renale
-
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta të tilla si: infeksion i indeve lidhës (celuliti), kafshimi i kafshëve
-
Infeksione dentare dhe gingivave
DOZIMI
Për të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 12:
Për infeksione nga të moderuara te të rënda:
625 mg tabletë dy herë në ditë për infeksionet e rënda: 1 g tabletë dy herë në ditë
Doza në infeksionet e dhëmbëve;
Të rriturit dhe fëmijët të moshës mbi 12:
625 mg tabletë dy herë në ditë për 5 ditë
Kohëzgjatja e terapisë nuk duhet të kalojë përtej 14 ditëve.
CEFAKS 500 mg (Cefuroxime)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata II
-
Infeksionet e traktit të sipërm respirator, otitis media, sinusitis, tonsillitis, pharyngitis
-
Infeksionet e traktit të poshtëm respirator, të tilla si bronkit akut, acarime akute të bronkitit kronik, pneumoni,
-
Infeksionet genitale dhe infeksione te traktit urinar, të tilla si pyelonephritis, inflamacione të fshikëzës dhe të traktit urinar
-
Infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, të tilla si plagë të inflamuara (furuncul), infeksione purulente të lëkurës (pyoderma), infeksione bakteriale sipërfaqësore të lëkurës (impetigo) .
-
Gonorrea, inflamacione akute dhe të pakomplikuara të traktit urinar të shkaktuara nga gonokoku dhe inflamacione të qafës së mitrës (cervicitis).
-
Në trajtimin e hershëm të sëmundjes Lyme ,parandalimin e vonë të sëmundjes Lyme në të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj se 12 vjeç.
DOZIMI
Në shumicën e infeksioneve doza e rekomanduar është 250 mg dy herë në ditë. Megjithatë, kjo dozë mund të rritet ose të ulet në varësi të gjendjes.
Në shumicën e infeksioneve doza e rekomanduar për fëmijët është 125 mg dy herë në ditë. Megjithatë, kjo dozë mund të rritet ose të ulet në varësi të gjendjes.
CEFAKS 750 mg IM/IV (Cefuroxime)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e II
-
Bronkit akut dhe kronik, pneumoni, abscesi i mushkërive, infeksionet postoperatore të toraksit.
-
Infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes: Infeksionet otorinolaringologjike si faringitis, otitis media, sinusitis dhe tonsilitis. Infeksione të aparatit urinar Pyelonefrit akut dhe kronik, inflamacion i fshikëzës së urinës, bakteriuria asimptomatike.
-
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta Celulitis, erizipela, inflamacion peritoneal, infeksione të plagëve.
-
Septicemia. Meningitis. Gonorrhea.
-
Infeksione të kockave dhe artikulacioneve: Inflamacioni i kockave, artrit septik.
-
Infeksione obstetrikale dhe gjinekologjike: Sëmundje inflamatore pelvike (inflamacion i ovareve, uterusit dhe cerviksit shoqëruar me dhimbje të forta dhe ndjeshmëri të madhe , temperaturë dhe të vjella që mund të çojë në infertilitet me avancimin e sëmundjes).
-
Profilaksi. Mund të administrohet në interventet gastrike, pelvis, interventet ortopedike, kardiake, pulmon, ezofag dhe ato vaskulare kur rreziku i infeksionit rritet.
DOZIMI:
Adultët dhe adoleshentët
750 mg/ditë deri 1.5 g /ditë dhënë në 2, 3 ose 4 doza të ndara . Doza ditore maksimale është 6 g
DOZIMI në fëmijë:
30-100 mg / kg / ditë IV te foshnjat (0-3 javë) në 2- 3 doza të ndara.
30-100 mg / kg / ditë IV te neonatët (3 javë dhe më të mëdhenj) në 3-4 doza të ndara
CEZOL 1 gr I.M./I.V (Cefazolin)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e I
-
-
Infeksionet e traktit të frymëmarrjes
-
Infeksionet e traktit urinar
-
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta
-
Infeksione të traktit biliar
-
Infeksione të artikulacioneve
-
Infeksione genitale
-
Septicemia
-
Endokardite
-
Profilaksi preoperatore
Përdorimi në adultë
-
Infeksione të moderuara ose të rënda: 500 mg-1 g çdo 6-8 orë
-
Infeksionet e lehta të shkaktuara nga bakteret Gram pozitiv të ndjeshëm ndaj tij 250 mg-500 mg çdo 8 orë Infeksione akute të pakomplikuara të traktit urinar 1 g çdo 12 orë
-
Pneumoni nga pneumokoku 500 g çdo 12orë
-
Infeksione të rënda, infeksione kërcënuese për jetën (të tilla si endokardit, septicemi) 1 g-1.5 g çdo 6 orë
Doza deri në 12 gram në ditë administrohen në raste të rralla.
Përdorimi gjatë një operacioni apo përdorim profilaktik
-
Preintervent 1 g për 30 minuta, 1 orë para fillimit.
-
Në procedurat kirurgjike afatgjata jepet 500 mg deri në 1 g gjatë interventit në varësi të kohëzgjatjes.
-
Pas interventit 500 mg deri në 1 g, çdo 6 deri në 8 orë për 24 orë.
Është e rëndësishme që doza preintervente të jepet 1/2 orë deri 1 orë para fillimit të interventit.
Në kirurgji të tilla si, kirurgji e hapur kardiake dhe profilaksinë e arthroplastikës, ku prania e infeksionit mund të jetë veçanërisht shkatërruese, administrimi i Cezol mund të vazhdohet për 3 deri në 5 ditë pas përfundimit të interventit.
Doza e rekomanduar totale ditore në fëmijë:
-
Për infeksione të lehta ose të moderuara është 25-50 mg / kg.
-
Për infeksione të rënda, doza totale ditore mund të rritet deri në 100 mg / kg.
50 mg/kg/ditë
KUJDES! Përdorimi i tij në të porsalindur dhe foshnja nën moshën 1 muaj nuk është i rekomanduar, pasi nuk ka të dhëna të sigurta mbi sigurinë dhe efikasitetin e tij.
MOPEM 1 gr IV (Meropenem)
Grupi farmakoterapeutik: Carbapenem
Mopem përdoret për trajtimin e infeksioneve respiratore, infeksionet e traktit urinar dhe renal, infeksionet abdominale, infeksionet e lëkurës, meningit, infeksionet genitale (përfshihen dhe infeksionet post partum) dhe septicemia. Mopem përdoret gjithashtu te pacientët me imunitet të ulët ndaj infeksioneve dhe në disa pacientë me infeksione me shkak të panjohur.
Përdorimi
Doza e rekomanduar për të rriturit është midis 500 mg dhe 1000 mg çdo 8 orë.
Doza për meningitin dhe infeksionet e mushkërive të lidhura me fibrozën cistike është 2000 mg çdo 8 orë.
Doza për fëmijët mbi 3 muajsh është midis 10 mg dhe 20 mg Mopem për kilogram peshë. Doza jepet zakonisht çdo 8 orë. Doza e zakonshme për meningit dhe infeksione në fibrozë cistike të mushkërive është 40 mg Mopem për kilogram peshë çdo 8 orë.
KUJDES: Nuk rekomandohet Mopem në foshnjat në moshën më të vogël se 3 muaj.
DESEFIN 1 gr IM/IV; CEFRIDEM 1 gr IM/IV EQICEFT 1gr IM
(Ceftriaxone)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e III
Indikacionet:
-
septicemi meningit,
-
fazat e hershme dhe të vona të Lyme borreliosis,
-
inflamacion i peritoneumit, infeksionet e tëmthit dhe aparatit gastrointestinal
-
infeksione të kockave, artikulacioneve , indeve të buta dhe lëkurës infeksionet në pacientët me dëmtime të mekanizmave mbrojtës, infeksionet renale dhe të traktit urinar,
-
infeksionet e traktit respirator, veçanërisht në pneumoni, infeksionet otorinolaringeale, në infeksionet akute bakteriale të pakomplikuara të otitis media,
-
infeksioneve genitale, duke përfshirë gonorrhea.
-
parandalimi i infeksioneve preoperator.
Dozimi:
Doza e zakonshme është 1-2 g në ditë. Doza ditore mund të rritet deri në 4 g.
Një dozë e vetme, 1-2 g është e rekomandueshme që të administrohet 30-90 minuta preintervent në varësi të rrezikut të infeksionit.
Kohëzgjatja e terapisë varion sipas ecurisë së sëmundjes. Administrimi duhet të vazhdohet për një minimum prej 48 në 72 orë pasi pacienti të mos ketë më temperaturë.
Përdorimi në fëmijë:
Doza do të përcaktohet bazuar në peshën e fëmijës.
Doza administrohet një herë në ditë në neonat, foshnjat dhe fëmijët deri në 12 vjeç.
Neonatët (deri në 14 ditë): Një dozë e vetme ditore 20-50 mg / kg peshë trupore, nuk duhet të kalojë 50 mg / kg.
Foshnjat dhe fëmijët (15 ditë deri në 12 vjeç):
Një dozë e vetme ditore 20-80 mg / kg peshë.
Për fëmijët me peshë 50 kg apo më shumë, duhet të përdoret doza e zakonshme e adultëve.
Për trajtimin e infeksioneve akute të pakomplikuara otitis media, rekomandohet një dozë e vetme prej 50 mg / kg peshë (jo më shumë se 1 g)
MOPEM 1 gr IV (Meropenem)
Grupi farmakoterapeutik: Carbapenem
Mopem përdoret për trajtimin e infeksioneve respiratore, infeksionet e traktit urinar dhe renal, infeksionet abdominale, infeksionet e lëkurës, meningit, infeksionet genitale (përfshihen dhe infeksionet post partum) dhe septicemia. Mopem përdoret gjithashtu te pacientët me imunitet të ulët ndaj infeksioneve dhe në disa pacientë me infeksione me shkak të panjohur.
Përdorimi
Doza e rekomanduar për të rriturit është midis 500 mg dhe 1000 mg çdo 8 orë.
Doza për meningitin dhe infeksionet e mushkërive të lidhura me fibrozën cistike është 2000 mg çdo 8 orë.
Doza për fëmijët mbi 3 muajsh është midis 10 mg dhe 20 mg Mopem për kilogram peshë. Doza jepet zakonisht çdo 8 orë. Doza e zakonshme për meningit dhe infeksione në fibrozë cistike të mushkërive është 40 mg Mopem për kilogram peshë çdo 8 orë.
KUJDES: Nuk rekomandohet Mopem në foshnjat në moshën më të vogël se 3 muaj.
FIXEF 400 mg (cefixime)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e III
Indikacionet
-
Otit akut.
-
Gonore e pa komplikuar
-
Sinozit, brokit tonsilofaringit akut
-
Infeksionet urinare të pakomplikuara
Rekomandohet 1 tabletë në ditë.
FIXEF duhet të merret si një dozë e vetme 400 mg në gonorrenë e pakomplikuar
Trajtimi i tonsilofaringitit streptokoksik me FIXEF është 10 ditë.
EKİPİM 1 gr IM/IV (Cefepime)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e IV.
Indikacionet
Përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme:
-
Pneumonia dhe infeksionet e traktit të poshtëm respirator përfshirë bronkitin Infeksione të pakomplikuara dhe të komplikuara të traktit urinar
-
Infeksionet e indeve të buta dhe të lëkurës Infeksionet intra-abdominale
-
Infeksionet gjinekologjike Septicemi
-
Trajtimi i neutropenisë febrile
-
Kujdes kirurgjikal në pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë intra-abdominale
-
Meningiti bakterial
EQITAX 1 gr IM/IV (Cefotaxime)
Grupi farmakoterapeutik: Cefalosporin gjenerata e III
Indikacionet
Përdoret për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve postinterventeve kirurgjikale:
Infeksionet e artikulacioneve dhe indeve të buta Septicemia
Endokarditi bakterial Infeksionet abdominale Infeksione të tjera të rënda.
Dozimi
Adult: Doza e rekomanduar për infeksionet e lehta deri të moderuara është 1 g cefotaxime në 12 orë. Në infeksionet e rënda mund të rritet deri 12 g në ditë e dhënë në 3-4 doza të ndara
Fëmijët: Gama e zakonshme e dozës është 100-150 mg/kg/ditë në 2 deri në 4 doza të ndara. Megjithatë, në infeksione
shumë të rënda mund të nevojiten doza deri në 200 mg/kg/ditë.
Të porsalindurit: Doza e rekomanduar është 50 mg/kg/ditë në 2 deri në 4 doza të ndara. Megjithatë, në infeksione shumë të rënda mund të nevojiten doza deri në 150-200 mg/kg/ditë
AMIKAVER 500mg / 2 ml IM/IV dhe LIKACIN 500mg/ 2ml dhe 1 g /4ml (Amikacin)
Grupi farmakoterapeutik: Aminoglukozid
Indikacionet:
-
Në trajtimin afatshkurtër të infeksioneve të rënda Antibiotiku është efektiv :
-
në trajtimin e bakteremisë, septicemisë, sepsisit neonatal;
-
në trajtimin e infeksioneve të rënda të traktit respirator , të kockave dhe artikulacioneve në trajtimin e infeksineve të SNQ (duke përfshirë dhe meningitin),
-
infeksionet intra-abdominale (duke përfshirë dhe peritonitin),
-
në djegie dhe në infeksionet post-operatore ( përfshirë dhe kirurgjinë vazale);
-
në trajtimin e infeksioneve të rënda, të komplikuara dhe të përsëritura të traktit urinar të shkaktuar nga Gram-negativ .
-
në trajtimin e infeksioneve stafilokoksike; për pasojë mund të përdoret si terapi sulmi në rastet e njohura ose të dyshuara për infeksion stafilokoksik , kur pacienti është alergjik ndaj antibiotikëve të tjerë ose në infeksionet mikse nga stafilokoku dhe shtame Gram-negative;
-
në trajtimin e sepsisit neonatal kur testet e sensibilitetit tregojnë pamundësi trajtimi me aminoglukozid të tjerë.
Me dozën e rekomanduar, infeksionet e pakomplikuara nga organizma të ndjeshëm, duhet t'i përgjigjen terapisë
brenda 24 deri 48 orëve.Nëse nuk arrihet asnjë përgjigje klinike brenda 3 deri në 5 ditë, duhet të merret parasysh trajtim alternativ.
Admonistrimi intramuskular dhe intravenoz:
Për shumicën e infeksioneve preferohet rruga intramuskulare, por në infeksionet që kërcënojnë jetën, ose në pacientët në të cilët injeksioni intramuskular nuk është i realizueshëm, përdoret rruga intravenoze ose bolusi i ngadaltë (2 deri në 3 minuta) ose infuzion (0.25% mbi 30 minuta).
Të rriturit dhe fëmijët:
15 mg/kg/ditë e ndarë në dy doza të barabarta (ekuivalente me 500 mg dy herë në ditë në të rriturit) Rekomandohet përdorimi i dozës fillestare prej 100 mg/2 ml në fëmijët deri në matjen e saktë të dozës përkatëse. Të porsalindurit dhe foshnjat premature:
Pas dozës fillestare vazhdohet me dozën prej 10 mg/kg, 15 mg/kg/ditë e ndarë në dy doza të barabarta
në trajtimin e infeksioneve stafilokoksike, kur pacienti është alergjik ndaj antibiotikëve të tjerë ose në infeksionet mikse nga stafilokoku dhe shtame Gram-negative;
KUJDES! Neurotoksiciteti mund të zhvillohet në pacientët nën trajtim, në formë vestibulare bilaterale dhe/ose ototoksicitet bashkëshoqërues . Risku për ototoksicitet nga aminoglukozidët rritet në pacientët me insuficiencë renale ose në pacientë të shëndetshëm që bëjnë trajtim mbi 5-7 ditë.
Fillimisht mund të haset ulje e dëgjimit e cila dedektohet vetëm me testin audiometrik. Marrje mendsh mund të ndodhë dhe të evidentohet në rastet e dëmtimit vestibular. Simptoma të tjera të neurotoksicitetit janë mpirje, ndjesia e shpimit, ngurtësimi muskular dhe konvuksionet. Pacienti mund të zhvillojë dëmtime kokleare ose vestibulare gjatë trajtimit , pa simptoma të toksicitetit të ciftit të tetë të nervave kraniale dhe mund të ketë ulje të pjesshme ose të plotë te dëgjimit bilateral ose marrje mendsh, pas ndërprerjes së trajtimit.
Risku i nefrotoksicitetit është më i madh në pacientët me insuficiencë renale, ose ata që marrin doza të larta për një kohë të gjatë trajtimi.