Analgjezik
CODAMOL (Paracetamol 500mg + Codeine phosphate 30 mg)
Kujdes! Analgjezik opioid
​​
Codamol është e indikuar për adultët dhe adoleshentët (mosha 12-18 vjeç) për simptomat e trajtimit dhimbjeve të moderuara ose të rënda për te cilat nuk ka reagim ndaj analgjezikëve të tjerë si paracetamol apo ibuprofen të marra me vete.
​
Adultët dhe adoleshentët (12-18vjeç):
Doza e rekomanduar është 1-2 tableta e cila varet nga intensiteti i dhembjes. Intervalet më të shpeshta janë 1- 3 herë në ditë, por jo më pak së çdo 4 orë.
​
Moshat e treta:
Doza fillestare duhet të përgjysmohet, në krahasim me dozën e rekomanduar për adultët, dhe mund të rritet më vonë.
Zomorf 60mg dhe 100 mg (morphine)
Kujdes! Analgjezik opioid
​​
Zomorph kapsulë i përket grupit të barnave të quajtur analgjezikë opioid.
​
Përdorimi
Adultë:
1 kapsulë çdo 12 orë
​
Moshat e treta:
Mund të përshkruhet dozë më e reduktuar.
​
Në individët me vështirësi në gëlltitje, përbërja e kapsulës zbrazet në një lugë me ushqim gjysmë solid.
DOLONICA 10 mg (oxycodone hydrochloride)
Kujdes! Analgjezik opioid
​
Dolonica përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta, të cilat mund të menaxhohen në mënyrë adekuate vetëm me analgjezik oipoid.
Dolonica indikohet vetëm në adultë dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.
​
Përdorimi:
Adult dhe adoleshentë (12 vjeç e lart)
Doza e zakonshme fillestare është 10 mg në intervale 12 orëshe. Doza mund të rritet deri në 400 mg.
Morfine HCl Expharma 10 mg (Morphine hydrochloride trihydrate)
Kujdes! Analgjezik opioid
​​
Përdorimi:
Doza fillestare e rekomanduar është 10-20 mg çdo katër orë.
Doza rritet në varësi të tolerancës dhe ashpërsisë së dhimbjes suaj.
​
Moshat e treta:
Rekomandohet dozë më e vogël se tek adultët.
Përdorimi në fëmijë ose adoleshentë:
​
Fëmijët e moshës mes 3 dhe 5 vjeç:
Doza e rekomanduar është 5 mg në çdo katër orë.
Fëmijët e moshës mes 6 dhe 12 vjeç:
Doza e rekomanduar është 5 - 10 mg në çdo katër orë.
​
Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart:
Doza fillestare e rekomanduar është 10 - 20 mg çdo katër orë.
ACETAMOL ADULT 500 mg tablet (paracetamol)
ACETAMOL i rekomanduar në moshat nga 8 vjec , adoleshentë dhe të rritur.
​
Përdorimi
Adoleshentët me peshë trupore midis 41 dhe 50 kg (përafërsisht midis moshës 12 dhe 15 vjeç):
Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për tu përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa i kaluar 6 tableta në 24 orë.
​
Adoleshentët me peshë trupore mbi 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç):
Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për t’u përsëritur nëse është e nevojshme, pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 tableta në 24 orë.
​
Të rriturit:
Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për t’u përsëritur nëse është e nevojshme, pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 tableta në 24 orë. Në rast dhimbjeje të fortë ose ethesh të larta, 2 tableta, 500 mg, të përsëriten nëse është e nevojshme pas jo më pak se 4 orë
DIKLORON 75 mg/ 3 ml IM (Diclofenac sodium)
-
Trajtimin e simptomave të, artritit, osteoartritit, artritit reumatoid
-
Trajtimi i dhimbjes në ankylosing spondylitis
-
Trajtimin e kyçeve të inflamuara gjatë gouty arthritis,
-
Për trajtimin e dhimbjes muskuloskeletore, dhimbjes mbas operacionit dhe menstruacionet e dhimbshme (dismenorrhea)
DIKLORON 1% Gel (diclofenac diethylammonium)
Dikloron është anti-inflamator jo steroid i përdorur në mënyrë topike.
​
Dikloron rekomandohet në: dhimbje, inflamacion dhe enjtje për shkak të ndrydhjeve, tërheqjeve, dëmtimeve sportive, inflamacion i indeve të buta sëmundje lokale reumatizmale
Përdorimi në fëmijë:
DIKLORON nuk rekomandohet për përdorim në fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 14 vjeç.
REVAFEN 50 mg/2 ml I.M./I.V (Dexketoprofen)
Përdorimi:
​
Revafen përdoret sipas llojit, ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së simptomave. Doza e rekomanduar është përgjithësisht 1 ampulë (50 mg) e Revafen çdo 8 - 12 orë. Nëse është e nevojshme, injektimi mund të përsëritet pas vetëm 6 orësh.
Mos e tejkaloni një dozë ditore të përgjithshme prej 150 mg Revafen (3 ampula).
​
Përdoret për trajtimin e dhimbjeve akute mesatare deri në dhimbje të forta, kur marrja e tabletave nuk është e përshtatshme, si psh.:
dhimbja postintervent, kolika renale dhe dhimbje e fund shpinës.
​
Përdorimi në fëmijë dhe adoleshentë:
Ky medikament nuk duhet të përdoret në fëmijë dhe adoleshentë (mosha nën 18 vjeç).
​
Përdorimi te të moshuarit:
Në moshat e vjetra me insuficiencë renale nuk duhet kaluar doza 50 mg Revafen në ditë (1 ampoulë)
Administrimi IV:
Përmbajtja e një ampule (2ml) e REVAFEN duhet të tretet në një volum 30 deri 100 ml në Saline , 5% glukozë ose solucion ringer lactate Solucioni i tretur duhet të jepet si një infuzioni i ngadaltë intravenoz që do të zgjasë 10 deri 30 min.
Administrimi Bolus IV:
Nëse ështe e nevojshme, përmbajtja e një ampule (2 ml) Revafen mund të jepet në mënyrë të ngadaltë bolus intravenoz mbi, por jo më pak se 15 sekonda.